Aktualitet

Protesta e opozitës/ Tenori Saimir Pirgu vetëemërohet ambasador: Duhen 200 mijë shfaqje që të rikuperoj dëmin e një gome

3 Mars 2019, 13:13 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Tenori Saimir Pirgu vetëemërohet ambasador:

Tenori Saimir Pirgu u vlerësua me çmimin “Shqiponja e Artë” gjatë Samitit të Dytë të Diasporës. Çmimin ia dhuroi vetë kryeministri Edi Rama, i cili nuk kurseu as batutat.

Pas natës së Samitit, tenori në një intervistë të dhënë për “Top-Channel” përveç artit dhe punës së tij, nuk la pa komentuar edhe protestën e opozitës. Me sigurinë e një ambasadori shqiptar, Pirgu u shpreh se për një gomë të djegur nga protestuesit do të duhet të kryente plot 200 mijë shfaqje për të rregulluar imazhin e Shqipërisë në botë.

“Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë.”

Mesa duket me çmimin e marrë, tenorit është rritur përgjegjësia mbi imazhin e vendit. Mirëpo gomat e djegura ishin më shumë se një. Mesa duket tenori do të ketë një karrierë të gjatë e me shfaqje shumë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 26 shkurt saimir pirgu samiti i dyte i diaspores protesta e opozites 26 shkurt saimir pirgu samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll