Aktualitet

Nga arrestimi për ‘Parkun e Liqenit’ te zbukurimet e fasadave, Veliaj falenderon Eljan Taninin

3 Mars 2019, 08:20 Nga DOSJA

Tiranë-Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk i ka të pakta fotot dhe videot që ai shpërndan në rrjetet sociale. 

Së fundmi ka qenë fotoja e një pallati, fasada e të cilit sipas Veliajt është zbukuar me dashuri të madhe nga Eljan Tanini.  “Ishte/është! Gjëra të vogla, me dashuri të madhe, sipas mundësisë së secilit për Tiranën! Shumë faleminderit Eljan Tanini.”, shprehet Veliaj teksa poston edhe dy fotot.

Kush është Eljan Tanini? 

Ai themelues i organizatës “Mbill Pemën Tënde” dhe veprimtar i “Lëvizjes pro Parkut”. Eljan Tanini u bë i njohur nga publiku pasi protestoi kundër asaj që ai e quante betonizimi i Parkut të Liqenit dhe doli kundër kreut të Bashkisë Erion Veliajt për këtë projekt. Madje Tanini u arrestua edhe nga policia pasi nuk lejonte që të betonizohej Parku i Liqenit. 

Ajo që i ‘çuditi’ të gjithë më pas, ishte se  Tanini fitoi një konkurs të Bashkisë për krijimin e disa skulpturave dekorative për parqet e ambientet publike të qytetit të Tiranës. Ai u bë fitues me veprën “Raketa” . Pas kësaj Tanini u shpreh se do të vazhdonte të protestonte për parkun. 

Por Veliaj së fundmi i ka besuar edhe zbukurimet e fasadave të qytetit Taninit dhe e ka falenderuar atë. Madje sipas tij,  Tanini i ka zbukuruar fasadat me dashuri të madhe. 

Komentet kundër Veliaj dhe Taninit

Këtij postimi të Veliajt nuk i kanë munguar edhe komentet nga qytetarët të cilët vizatimet e Taninit i quajnë zhgaravina ndërsa Velijat i thonë si nuk ka turp që poston të tilla foto.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi parku i liqenit eljan tanini erion veliaj zbukurimi i fasadave arrestimi parku i liqenit eljan tanini erion veliaj zbukurimi i fasadave

Sondazh

Poll