Aktualitet

Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për 4 të lënduar

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

4 Gusht 2023, 16:04 Nga I.A
Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, dy makina përplasen me
foto ilustruese

CËRRIK- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Cërrik-Gramsh. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti dyshohet se kanë mbetur të lënduar 4 persona. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gramshit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen.

aksident ne aksin cerrik-gramsh

Sondazh

Poll