Aktualitet

U konfliktuan në ndeshjen Tirana-Beshiktashi, procedohen penalisht 14 tifozë turq dhe shqiptarë

Ndërkohë që është dëmtuar dhe një mjet në një parkim pranë stadiumit. 

4 Gusht 2023, 15:07 Nga I.A
U konfliktuan në ndeshjen Tirana-Beshiktashi, procedohen penalisht 14
Konflikti

TIRANË- 14 tifozë janë proceduar penalisht ditën e sotme, pas ndeshjes së djeshme të Tiranës dhe Beshiktashit. Mësohet se 10 prej tifozëve të proceduar penalisht janë turq, 3 shqiptarë si dhe një banues në Gjermani. Gjatë konfliktit të tyre dy tifozë kanë mbetur të lënduar. Ndërkohë që është dëmtuar dhe një mjet në një parkim pranë stadiumit. 

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë Prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, si dhe dëmtuan 1 automjet, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, procedohen penalisht 14 shtetas, tifozë të këtyre skuadrave. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit: -T. K., 30 vjeç, H. A., 30 vjeç, Y. T., 26 vjeç, F. K., 25 vjeç, V. A., 25 vjeç, T. K., 25 vjeç, A. A., 34 vjeç, O. S., 25 vjeç, A. U., 27 vjeç, S. O., 28 vjeç, të gjithë banues në Turqi; - C. K., 37 vjeç, banues në Gjermani; - I. P., 22 vjeç, si dhe për dy shtetas të mitur 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në rrugën "Abdi Toptani". Gjatë konfliktit mes këtyre shtetasve, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shtetasit T. A., 28 vjeç, dhe V. M., 47 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, është dëmtuar 1 automjet i parkuar në parkingun e një hoteli. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende të forta të përdorura gjatë konfliktit dhe lëndë piroteknike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirana-beshiktash policia

Sondazh

Poll