4 Gusht 2023, 13:59
Nga k.m.
Foto ilustruese
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka filluar hetimet ndaj disa ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar kishin rritur çmimin e vajit ushqimor. Në atë kohë një litër vaj kishe shkuar deri në 3.50 euro. Autoriteti i Konkurrencës ka nis hetimet ndaj disa ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar kishin rritur çmimin e vajit ushqimor. Autoriteti njofton se vendimi për fillimin e hetimeve ndaj këtyre ndërmarrjeve është marrë në mbledhjen e AKK-së.
“Dyshimet janë se ndërmarrjet kanë shkelur nenin 5, paragrafi (1) nën paragrafi (1.1) të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës ashtu që në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë caktuar çmimet e shitblerjes ose çdo kusht tjetër tregtimi, për të vazhduar me paragrafin (1.2).
Me këtë veprim kanë kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet, si dhe nenin 9, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paragrafi (2) nën paragrafi (2.1) në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë vendosur çmime të padrejtë të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare, si dhe nën paragrafin (2.2) ndërmarrjet kanë kufizuar prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve”.
Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga ndërmarrjet që janë pjesë në proces të hetimeve që në afat prej 30 ditëve të sjellin dokumentacionin që kanë të bëjnë me shitjet e vajit ushqimor me çmim 3.49€ për litër në Marsin e vitit 2022. Autoritetit njofton se, fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljeve të pretenduara.
“AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët”.
Një vit më parë përveç çmimit të naftës i cili ishte ngritur në vazhdimësi në Kosovë, ngritje të çmimeve kishte pasur edhe tek vaji, i cili së nga 1.60 euro sa ishte kohë më parë, çmimi ishte ngritur në 3.49 euro. Për këtë kishte reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media deklaroi se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.
“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”.
Reagime të shumta për ngritjen e çmimeve u bën atë kohë edhe nga qytetarët, të cilët tregonin se çmimi i vajit në vendet e Evropës është më i lirë se në Kosovë./Monitor
autoriteti i konkurrencës
Aktualitet
4 Gusht 2023, 13:45
k.m.
Foto ilustruese
Vitin e shkuar, vendet e Bashkimit Europian dhanë rreth 74 mijë leje qëndrimi për shtetas shqiptarë, që kan&e...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 13:31
k.m.
Florian Gjergji
TIRANË- Një skemë mashtrimi ndaj një biznesmeni të njohur me qëllim përfitimin e shumave të më...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 13:15
k.m.
Anila Denaj
TIRANË- Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsion...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 12:30
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga grupi i mashtruesve të drejtuar nga Florian Gjergji, të cilët tentua...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 12:23
k.m.
Kleant Musabelliu dhe Pëllumb Gjoka
Vrasja e Kleant Musabelliut ish-punonjësit të Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve duhej t...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 12:22
f.i
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia në Arapaj të Durrësit, pasi nde...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 12:17
Dosja.al
Platforma e vetme online në Shqipëri - crowdfunding
“Nuk ka rëndësi sa dhuroni por sa shpirt ka dhurimi juaj”- Do të cit...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 11:57
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Ditën e sotme kanë dalë pamje të momentit ku u qëlluar nga efektivët e policisë greke, 38-vje&cce...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 11:55
k.m.
Granit Gjana në Spak
TIRANË- Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur kët&eu...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 11:50
k.m.
Foto ilustruese
Ndonëse ekonomia shfaqi shenja rimëkëmbjeje në 2022, pas krizave që shënoi nga tërmeti dhe pandemia, p&e...