Aktualitet

Dëshmoi për koncesionin e sterilizimit, del nga SPAK ish-ministrja e Financave Anila Denaj: U mora në pyetje si person në dijeni

Anila Denaj dha shumë pak detaje për mediat. 

4 Gusht 2023, 13:15 Nga k.m.
Dëshmoi për koncesionin e sterilizimit, del nga SPAK ish-ministrja e
Anila Denaj

TIRANË- Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi u mor në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Pas më shumë se 2 orëve marrje në pyetje, Anila Denaj dha shumë pak detaje për mediat. 

“Nuk është aseti për të dhënë më shumë detaje. U mora në pyetje si person në dijeni,”-tha ajo shkurtimisht para gazetarëve, duke konfirmuar se u thirr në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Kjo sepse ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në kohën që ajo mbante postin e drejtoreshës, Denaj nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit, e madje ka bërë edhe ankesa. 

Po ashtu, përveç Denajt, edhe Ilir Beqaj është thirrur në SPAK pas denoncimit të Shqërisë Civile në lidhje me procedurat e dhënies së tenderave përmes partneritetit publik-privat për 2 koncensione në shëndetësi atë të sterilizimit dhe të check-up. Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.

Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokurorë. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit. 10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.

anila denaj anila denaj ne spak koncesioni i sterilizimit tenderi i sterilizimit abuzimi me koncesionin e sterilizimit afera e sterilizimit

Sondazh

Poll