Aktualitet

Punëtorin e zunë pllakat e mermerit dhe vdiq, në pranga shoferi i kamionit në Durrës

Pasi pllakat e mermerit zunë dhe vranë 52-vjeçarin, Kabashi u largua nga vendi i ngjarjes pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar policinë. 

4 Gusht 2023, 15:15 Nga I.A
Punëtorin e zunë pllakat e mermerit dhe vdiq, në pranga shoferi i
Policia

DURRËS- Drejtuesi i kamionit në Durrës, ku humbi jetën ditën e sotme 52-vjeçari Arben Kurmeka është arrestuar. Mësohet se në pranga ra 62-vjeçari Musa Kabashi, i cili akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Pasi pllakat e mermerit zunë dhe vranë 52-vjeçarin, Kabashi u largua nga vendi i ngjarjes pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar policinë. 

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, se shtetasi A. K., 52 vjeç, humbi jetën për shkak se nga kamioni me të cilin po punonte, kishin rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kishin zënë poshtë, ju bëjmë me dije se: Si rezultat i hetimeve të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës (shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat), për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.

arben kurmeka musa kabashi

Sondazh

Poll