Aktualitet

SKEMA e mashtrimit / ‘Jam kryebashkiaku i Vlorës’, si tentoi Florian Gjergji t’i zhvatë 35 mijë euro biznesmenit, ende s'është kapur

Shtetasit e arrestuar, i shkruanin përmes aplikacionit “Telegram” një biznesmeni, duke u prezantuar si kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

4 Gusht 2023, 13:31 Nga k.m.
SKEMA e mashtrimit / ‘Jam kryebashkiaku i Vlorës’, si tentoi
Florian Gjergji

TIRANË- Një skemë mashtrimi ndaj një biznesmeni të njohur me qëllim përfitimin e shumave të mëdha monetare, është zbuluar nga Policia e Shtetit. Florian Gjergji, i shpallur në kërkim, hiqej si zyrtar i lartë për t’i marrë biznesmenëve shuma të mëdha parash. Si rezultat operacionit “Mashtrimi”, u bë arrestimi i 34-vjeçarit Afrim Radiçi, banues në Librazhd, 41-vjeçarit Gëzim Çelanji, banues në Skrapar dhe 22-vjeçarit Qazim Vata, banues në Kukës. Shtetasit e arrestuar, i shkruanin përmes aplikacionit “Telegram” një biznesmeni, duke u prezantuar si kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

“Jam Ermal Dredha dhe më duhen 35 mijë euro,”- i shkruan ata një biznesmeni të njohur në kryeqytet, me të cilin pasi shkëmbyen disa mesazhe, kishin lënë takim në një qendër tregtare. Florian Gjergji, që dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi, i kishte thënë dy nga bashkëpunëtorëve të tij të shkonin në qendër tregtarenë takim me biznesmenin dhe t’i thoshin se “kemi ardhur të marrim pakon”.

Po ashtu, edhe një tjetër biznesmen gati sa nuk ka rënë në rrjetën e një grupi mashtruesish të cilët të fshehur pas emrave të zyrtarëve të lartë të institucioneve u kërkojnë shuma të mëdha monetare. "Shënjestra" ishte pronari i ‘Brunes’ Geront Çela.

Por këto nuk janë mashtrimet e para nga Gjergji. I pari ishte biznesmeni Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro. Gjithashtu pre e mashtrimit ishte pronari i një kazinoje në Tiranë, të cilit i kërkuan para kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Sërish Gjergji nuk u lokalizua por u arrestuan Andi Basha e Gëzim Kusi, të cilët do të përdoreshin për të tërhequr paratë. Dy të rinjve iu sekuestruan 89 400 euro në banesat e tyre.

Herën e tretë u tentua të mashtrohej biznesmeni Ram Geci. Përmes aplikacionit “Signal” iu kërkua 100 mijë euro duke u hequr sikur të ishte Erion Veliaj. Por të gjitha herët, Florian Gjergji kishte të arritur që t'i shpëtojë prangëve të Policisë.

 

florian gjergji

Sondazh

Poll