Aktualitet

Tepelenë/ Gjenden 37 bimë kanabisi të kultivuara në zona të pyllëzuara në Përparimaj, nën hetim kryetari i fshatit

Policia ka vënë nën hetim kryetarin e fshatit Përparimaj, Memaliaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 

4 Gusht 2023, 14:34 Nga f.i
Tepelenë/ Gjenden 37 bimë kanabisi të kultivuara në zona
pamje nga vendngjarja

TEPELENË- Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, Policisë Memaliaj ka gjetur në një zonë të pyllëzuar 37 bimë kanabisi të kultivuara, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.

Ndërsa ende nuk dihen kultivuesit e bimëve narkotike, policia ka vënë nën hetim P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

droge ne memaliaj

Sondazh

Poll