Sport

Premier League miratoi një rregull të ri! Harrojini ndeshjen 90-minutëshe, po vjen “makthi” i Katarit…

Ndeshjet në Angli do të zgjasin shumë më gjatë nga sezoni i ardhshëm.

2 Gusht 2023, 13:19 Nga DOSJA
Premier League miratoi një rregull të ri! Harrojini ndeshjen

ANGLI - Premier League ka vendosur të prezantojë një risi të madhe për sezonin e ardhshëm dhe ndeshjet do të jenë shumë më të gjata në të ardhmen. 

Duke filluar nga viti 2023/24, do të zbatohet udhëzimi që ishte i vlefshëm në Botërorin e Katarit, që nënkupton se kompensimi i kohës llogaritet krejtësisht ndryshe dhe sjell një numër të madh minutash shtesë. 

Kjo praktikë befasoi shumë gjatë Botërorit, ku madje ndodhi që ndeshjet të zgjateshin më shumë se 10 minuta, por në Angli nuk u intereson kjo.

“Sky Sports” raporton se katër ligat më të forta në Angli, Premier League, Championship, League One dhe League Two, do të përpiqen të merren me “hajdutët” e kohës efektive të lojës. Në këtë mënyrë nga sezoni i ardhshëm ky rregull do të hyjë në fuqi, me shpresën që e një kohe më të gjatë për kompensim, që do t'i detyrojë lojtarët që të mos zvarriten siç bëjnë tani.

Kështu, është llogaritur se sezonin e kaluar në Premier League, topi ka qenë në lojë vetëm 55 minuta dhe në kategorinë e dytë, të tretë dhe të katërt të futbollit anglez, edhe më pak. Supozimi është se rregulli i ri, do ta ndryshojë kohën e rregullt të lojës, por kjo është ende e gjitha në fushën e teorisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2023, 09:30

“Nuk e di kur do të luaj përsëri”

JAPONI - Neymar vazhdon pa minuta në Japoni, ku Paris Saint-Germain ka luajtur tashmë tre ndeshje përgatitore dhe pas disfatës (1-2) të...