Sport

‘Goglat’ përcaktojnë edhe kalendarin e Kategorisë së Parë… starti më 2 shtator

12 skuadra pjesëmarrëse të këtij kampionati, do të luajnë në tri faza dhe do të zhvillojnë gjithsejt nga 33 ndeshje

2 Gusht 2023, 12:50 Nga DOSJA
‘Goglat’ përcaktojnë edhe kalendarin e Kategorisë

TIRANE - Ditën e sotme në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” është zbardhur edhe kalendari i edicionit të ri futbollistik 2023/2024 për Kategorinë e Parë.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët mësuan nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni në 33 javë.

Shorti u hodh nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.

Java e parë e kampionatit të Kategorisë së Parë, do të startojë më 2 shtator 2023, sipas këtij kalendati:

Luz i Vogël - Flamurtari

Vora - Besa

Bylis - Burreli

Kastrioti - Elbasani

Tomori - Korabi

Lushnja - Apolonia

Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 2 shtator 2023 dhe që është planifikuar të mbyllet më 8 maj 2024, do të marrin pjesë 12 skuadra, të cilat do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.

Në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.

Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje në 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë Abissnet Superiore, ndërsa e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës “play-off” për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2023, 09:30

“Nuk e di kur do të luaj përsëri”

JAPONI - Neymar vazhdon pa minuta në Japoni, ku Paris Saint-Germain ka luajtur tashmë tre ndeshje përgatitore dhe pas disfatës (1-2) të...