Sport

Hidhet shorti i Superiores shqiptare, ja si do të përballen skuadrat në 36 javë... (Kalendari i plotë)

10 klubet shqiptare kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.

2 Gusht 2023, 12:08 Nga DOSJA

TIRANE - Eshtë hedhur këtë të mërkurë në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2023/2024, që është edhe edicioni i 85-të i Superiores.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 10 klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, përfaqësues të medias shqiptare, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.

10 klubet shqiptare kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Abissnet Superiore” do të fillojë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024.

Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni. Ja dhe kalendari i plotë:

Hidhet shorti i Superiores shqiptare, ja si do të përballen skuadrat

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2023, 09:30

“Nuk e di kur do të luaj përsëri”

JAPONI - Neymar vazhdon pa minuta në Japoni, ku Paris Saint-Germain ka luajtur tashmë tre ndeshje përgatitore dhe pas disfatës (1-2) të...