Sport

Transferimi thuajse i përfunduar, PSG ka paguar 50 milionët për Dembele!...

Paris Saint-Germain është shumë pranë mbylljes së dosjes Ousmane Dembéle…

1 Gusht 2023, 15:09 Nga DOSJA
Transferimi thuajse i përfunduar, PSG ka paguar 50 milionët për

FRANCE - Që nga fundjava e kaluar, Paris Saint-Germain ka nisur dosjen Ousmane Dembélé, falë klauzolës prej 50 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e francezit. Një klauzolë e vlefshme deri më 31 korrik dhe që rritet në 100 milionë euro më 1 gusht. 

Mëngjesin e sotëm, gjithçka la të kuptohej, se kryeqytetasit francezë nuk e kishin humbur rastin për të bërë lëvizjen e madhe dhe se tashmë do të duhet të negociojnë direk me ‘blaugranët’ për transferimin e kampionit të botës 2018.

Siç zbulon më në fund e përditshmja  “L'Équipe”, drejtuesit parizienë në të vërtetë e kanë hequr klauzolën e famshme prej 50 milionë eurosh. Një letër aktivizimi është depozituar këtë të hënë, më 31 korrik nga Parisi. Prandaj procedura duhet të përfundojë brenda pesë ditëve dhe nëse nuk gjendet baza e përbashkët me katalanasit, Dembélé do të zbresë në Parc des Princes për 50 milionë euro. 

Në të vërtetë, francezi dëshiron të largohet në marrëdhënie të mira me Barçën dhe ai do të donte që klubi i tij aktual të marrë një kompensim të mirë. Çfarëdo që të ndodhë, logjikisht ai do të jetë lojtar i Paris Saint-Germain në ditët në vijim, mbetet të shihet se cili do të jetë çmimi i transferimit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll