Sport

VIDEO/ E paprecedentë në Kupën e Botës për femra! Amerikanet nuk kënduan himnin kombëtar, ndaj dhe reagimet nuk vonuan

Gjatë kësaj periudhe, ka disa ditë që Kampionati Botëror i Futbollit për Femra ka nisur në Australi dhe Zelandën e Re.

1 Gusht 2023, 14:00 Nga DOSJA

VIDEO/ E paprecedentë në Kupën e Botës për femra!

AUSTRALI - Përpara fillimit të ndeshjes finale në Grupin E, kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk këndoi himnin kombëtar dhe as vuri duart në gjoks gjatë himnit, situate kjo që krijoi zemërim në rrjetet sociale. 

Alex Morgan, Julie Ertz dhe Lindsey Horan ishin të vetmet që nuk morën pjesë në këtë gjest, por edhe kështu reagimet nuk vonuan të shfaqen. Gjithsesi nuk bëhet e ditur arsyeja e kësaj proteste, që ka krijuar kaq shumë zhurmë…

Ky aksion proteste, ka nisur prej disa vitesh, pasi Megan Rapinoe refuzoi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, pas suksesit të vitit 2019.

Me kalimin e kohës, përfaqësuesit e kombëtares së Shteteve të Bashkuara kanë mbështetur disa kauza. Para turneut, Megan Rapinoe foli për revistën “Time” për çështjen e sportistëve transgjinorë.

"Tani ju intereson sporti i femrave? Është marrëzi totale. Më tregoni një transgjinor që ka përparësi në sport për shkak të situatës së saj. Kjo nuk po ndodh",- tha amerikania.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll