Sport

1-2: PSG pa Mbappe nuk "tremb" dhe nuk e gjen dot rrugën, as përballë Interit…

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique u mposht nga Interi i Milanos

1 Gusht 2023, 15:47 Nga DOSJA
1-2: PSG pa Mbappe nuk "tremb" dhe nuk e gjen dot rrugën, as

JAPONI - Paris Saint-Germain u mund sot me rezultat 1-2 në miqësoren e luajtur në Tokio kundër Interit, i cili arriti të fitojë ndaj parizienëve, pavarësisht epërsisë së tyre në lojë dhe ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek e ardhmja e yllit të tij Kylian Mbappé.

PSG e mbyll turneun e tij japonez me këtë përballje, në të cilën më parë ata barazuan pa gola me Al-Nassr të Cristianos, humbën 3-2 kundër Cerezo Osaka, në një turne të shënuar nga vendimi i klubit parizian për të përjashtuar Mbappé, për mosmarrëveshjen e tij me bordin e drejtorëve.

Luis Enrique përdori skemën taktik 4-3-3 që kishte përdorur në këtë turne, dhe këtë herë ai zgjodhi një treshe sulmuese tërësisht spanjole, të përbërë nga Fabián Ruiz, Carlos Soler dhe Asensio, duke e lënë sërish Neymarin në stol, e paprecedentë në këtë seri miqësoresh.

Të rinjtë e Simone Inzaghit, të cilët sapo kishin barazuar 1-1 me Al-Nassr-in, gjithashtu në territorin japonez, u gjendën më rehat dhe më mirë në fushë me kalimin e minutave, duke e mbyllur pjesën e parë me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, me disa modifikime te njëmbëdhjetëshja italiane, PSG u duk më e sheshtë në sulm, ndonëse Vitinha paralajmëroi me një gjuajtje nga distanca para se të shënonte golin e madh, nga jashtë zonës (62’).

Të dy trajnerët bënë zëvendësimesh të njëpasnjëshme, pa vendosur që Luis Enrique t'i jepte minutazh Neymar, pavarësisht se publiku japonez kërkoi aktivizimin e brazilianit, duke brohoritur emrin e tij.

Me lojtarët e freskët italianët gjetën mënyra për të fituar ndaj një PSG të çorientuar nga ndryshimet. Esposito (81’), arriti të barazojë lojën me një goditje krosimi nga e djathta dhe dy minuta më vonë, Interi do të gjente golin e fitores 2-1, ku Sensi (83’) do të finalizonte një kundërsulm, ndërkohë që PSG-ja e nokautuar ishte e paaftë për të reaguar për dhjetë minutat e mbetura.

Djemtë e Luis Enrique do të udhëtojnë tani në Korenë e Jugut për t'u përballur me Jeonbuk këtë të enjte dhe do të përpiqen të përfundojnë një turne aziatik në të cilin ata ende nuk e kanë fituar asnjë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll