Sport

David de Gea refuzon të mbrojë portën e Interit! Ja ku dëshiron të luajë spanjoli…

David de Gea i lau hesapet me Manchester United këtë verë, i cili preferoi të merrte në vend të tij portierin e Interit, Andre Onana.

1 Gusht 2023, 13:40 Nga DOSJA
David de Gea refuzon të mbrojë portën e Interit! Ja ku

SPANJE - Ndërkombëtari spanjol David de Gea nuk dëshiron të dëgjojë për një aventurë te Interi. Klubi italian nga ana e tij i ofroi një kontratë De Geas, por portieri iberik synon një rikthim të bujshëm në La Liga.

Sipas “Daily Record”, David de Gea, i cili mbeti pa ekip pas skadimit të kontratës me Manchester United, nuk dëshiron të nënshkruajë me Interin, në Serinë A, ku duhet të kishte zëvendësuar kamerunasin Andre Onanën, i cili përfundoi në vend të tij në “Old Trafford”.

Grupi i zikaltërve nga Milano i ofroi portierit 32-vjeçar një pagë prej 5 milionë euro në sezon, por spanjoli De Gea nuk dëshiron të negociojë nën pragun prej 10 milionë eurosh.

Synimi i De Geas për të ardhmen e karrierës së tij është një kontratë në vendlindjen e tij, Spanjën, por të vetmet skuadra që mund të përmbushin kërkesat e tij financiare janë aktualisht në Ligën Saudite Pro.

Portieri 1.92 metra mori jo më pak se 60 milionë euro, duke përfshirë bonuset për katër sezonet e tij në Manchester United, një mesatare e pabesueshme prej 15 milionë euro në sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll