Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo e nis me gol sezonin e ri, Al-Nassr mposht Monastirin...

Ylli portugez shënoi mbrëmë golin e tij të parë për sezonin 2023/24.

1 Gusht 2023, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Cristiano Ronaldo e nis me gol sezonin e ri, Al-Nassr mposht

ARABIA SAUDITE - Ylli portugez kontribuoi me gol në fitoren e Al-Nassr ndaj Monastir, në kuadër të raundit të dytë Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe. Al-Nassr triumfoi me rezultatin 4-1, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “King Fahd”.

Ronaldo ishte autor i golit të dytë për skuadrën e tij, të shënuar në minutën e 74-t. Anderson Talisca (42’), Abdulelah Al Amri (88’) dhe Abdulaziz Al Aliwa (90’) shënuan golat tjerë. Për ekipin Monastir nga Tunizia ishte Ali Al Oujami (66’) që shënoi autogol.

Al-Nassr do të luajë kundër kampionit egjiptian, Zamalek, në ndeshjen e radhës në këtë kompeticion. Ekipit nga Arabia Saudite i mjafton vetëm një pikë për të kaluar grupin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll