Sport

Napoli refuzon dy oferta të Al Hilal për Osimhen, sauditët te “dera” për të tretën…

Pas kolapsit me Kylian Mbappe, Al Hilal iu drejtua Victor Osimhen, por Napoli ka refuzuar dy nga ofertat e tyre sipas “L’Equipe”.

31 Korrik 2023, 17:05 Nga DOSJA
Napoli refuzon dy oferta të Al Hilal për Osimhen, sauditët te

ITALI - Victor Osimen vjen nga një sezon magjik me Napolin, në të cilin së bashku me Kvitsa Kvaratshelia, ishin protagonistë në fitimin e Scudetto-s së tretë në historinë e Partenopeit.

Sulmuesi 24-vjeçar nigerian ka qenë një lojtar shumë i ndjekur nga Paris Saint-Germain, por Al Hilal pas refuzimit të Kylian Mbappé është shumë i interesuar për blerjen e tij.

Oferta e parë ishte në 120 milionë euro dhe në të dytën u ngjit në 140, sipas “L’Equipe”, por Napoli u përgjigj negativisht, pasi synimi i presidentit të skuadrës, Aurelio De Laurentiis është ta mbajë Osimhen në skuadër.

Megjithatë, sipas burimit në fjalë, Al Hilal pritet të rikthehet me një ofertë të re, pasi nuk do të heqi dorë nga nigeriani. Synimi i saj është të sjellë një emër të madh, pas dështimit me Kylian Mbappe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll