Sport

Juventus dhe Barcelona bien dakord për transferimin e një ylli nga “Camp Nou”! Mesfushori rikthehet në Serinë A...

Juventus ka arritur marrëveshje me FC Barcelona për huazimin fillestar të Franck Kessie, i cili më pas do të blihet nga “Zonja e Vjetër” sezonin e ardhshëm.

31 Korrik 2023, 18:58 Nga DOSJA
Juventus dhe Barcelona bien dakord për transferimin e një ylli nga

ITALI - Trajneri i bardhezinjve, Max Allegri është një fans i madh i mesfushorit 26-vjeçar dhe ka kërkuar për rikthimin e tij në Serie A. Franck Kessie ka gjetur ekipin e tij, pasi FC Barcelona e nxori atë në shitje në fillim të verës

Sipas “Football Espana”, Juventus ka rënë dakord me FC Barcelona për huazimin e ish-mesfushorit që ka luajtur me Milanin, Franck Kessie, i cili më pas do të blihet nga “Zonja e Vjetër”.

I njëjti burim bën të ditur se piemontezët kanë rënë dakord me detyrimin për të blerë Kessie në fund të sezonit për një shumë prej 10 deri në 15 milionë euro.

Gjithçka që mbetet për t'u finalizuar, tani është kontrata që Kessie do të nënshkruajë me Juventusin, me negociatat për të përfunduar lëvizjen e planifikuar në ditët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll