Sport

Manchester City “mbledh lekët me lopatë” në turneun aziatik, por tifozët të pakënaqur

Kampionët e Premierligës kanë qenë në një turne në Azi, duke luajtur miqësore në Korenë e Jugut dhe Japoni.

31 Korrik 2023, 19:28 Nga DOSJA
Manchester City “mbledh lekët me lopatë” në turneun

ANGLI - Mediat në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se Manchester City fitoi më shumë se 16 milionë paundë nga turneu aziatik, shumë më tepër nga sa Liverpooli përfitoi nga shitja e kapitenin Jordan Henderson.

Manchester City ka arritur dy fitore, me Yokohoma dhe Bayern Munich, duke u mposhtur nga Atletico Madrid, në turneun aziatik. 

Pavarësisht fitimeve përrallore, tifozët e Manchester Cityt kanë kritikuar mungesën e nënshkrimeve të mëdha këtë periudhë merkato. 

“Si na ndihmojnë këto para?, Gjithçka që shohim janë vetëm shifra të të ardhurave, por asgjë të shpenzuar,”- janë vetëm disa nga mesazhet që kanë dalë në rrjetet sociale. 

Ndërkohë, Liverpool ka njoftuar zyrtarisht në rrjetet sociale, se është ndarë përfundimisht nga kapiteni Jordan Henderson pas 12 vitesh, transaksion ku ‘Reds’ kanë përfituar veëtm 14 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll