Sport

Vret arinj dhe argëtohet duke mbjellë vdekjen! Amerikani, shkakton zemërimin e gjithë planetit, askush nuk do… (foto)

Lojtari i famshëm i NFL-së, Karson Wentz, u mburr në rrjetet sociale se kishte vrarë një arush, por veprimi i tij vetëm sa shkaktoi zemërim publik.

31 Korrik 2023, 17:35 Nga DOSJA

Vret arinj dhe argëtohet duke mbjellë vdekjen! Amerikani, shkakton

SHBA - Sportisti amerikan, Karson Wentz ka postuar një foto, ku shfaqet me një hark në duar mbi trupin e një ariu të zi që vrau në Alaskë. Ai e quajti ariun "një kafshë mahnitëse"

Mirëpo njoftimi i tij shkaktoi reagime të shumta, kryesisht negative, nga adhuruesit dhe shoqatat që mbrojnë kafshët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wentz Bros Outdoors (@wentzbrosoutdoors)

"Pata mundësinë të dalloja dhe të kapja një ari të zi, në një nga vendet tona të reja të preferuara në tokë, Alaskë. Një udhëtim i mahnitshëm dhe një kafshë e mahnitshme", shkruante amerikani në përshkrimin e postimit.

Edhe pse është e ligjshme gjuetia e kafshëve në Alaskë, kjo nuk i ndaloi adhuruesit e kafshëve të qëllonin mbi Wentz-in.

“Nëse do të ishe po aq i saktë në pasimin e topit sa dhe me harkun, nuk do të ishe pa klub sot”, lexohej në një nga komentet.

Wentz luajti për Philadelphia Eagles nga 2016 në 2020, më pas kaloi kohë me Indianapolis Colts dhe Washington Commanders. Aktualisht ai nuk ka klub, ndaj ka gjetur një zëvendësues për sportin në gjueti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll