Sport

Sot, gjyqi i shumëpërfolur: Dani Alves, shpallet fajtor për sulm seksual! Ky është vendimi i marrë nga gjyqtari i çështjes…

Dani Alves (40 vjeç) ndodhet në paraburgimin e policisë spanjole që nga fillimi i vitit, pas akuzave për sulm seksual dhe përdhunim të ngritura nga një femër 23-vjeçare.

31 Korrik 2023, 20:39 Nga DOSJA

Sot, gjyqi i shumëpërfolur: Dani Alves, shpallet fajtor për sulm

SPANJE - Një ndër lojtarët më të famshëm brazilianë në historinë e futbollit, ka prekur një femër në zonën intime pa pëlqimin e saj dhe më pas e kishte përdhunuar në tualetin e një klubi në Barcelonë.

Së fundmi, Alves doli sërish para gjyqtarëve dhe nuk u njoh, pasi ishte disa kilogramë më poshtë, pasi u përfol se kishte hyrë në grevë urie në qeli. 

Sot, gjyqi i shumëpërfolur: Dani Alves, shpallet fajtor për sulm

E përditshmja spanjolle “AS” raportoi të hënën se ish-mbrojtësi i Barcelonës ishte shpallur fajtor nga Canton Concepcion, gjykatësi që trajtonte çështjen. 

Magjistrati arriti në përfundimin se, pas hetimit të kryer nga një grup hetimor, ka prova të mjaftueshme që Alves ka sulmuar seksualisht një femër 23-vjeçare. Cantoni ka caktuar një seancë të re për të mërkurën, kur prokurorët e çështjes do të shpallin kohëzgjatjen e dënimit që kërkojnë për futbollistin. 

Vitin e ardhshëm Alves pritet të marrë dënimin e tij, i cili mund të jetë deri në 10 vjet burg. Deri atëherë, braziliani mbetet pas hekurave, me kusht nga i njëjti gjyqtar. 

Edhe pse fillimisht i premtoi se nuk do ta linte, Joana Sanz më vonë konfirmoi se kishte bërë kërkesë për divorc. Supermodelja spanjole u martua me Alves në vitin 2017 dhe gjatë 5 viteve të martesës nuk i bëri asnjë fëmijë. 

Sot, gjyqi i shumëpërfolur: Dani Alves, shpallet fajtor për sulm

Më pas 31-vjeçarja iberike u detyrua nga të afërmit e futbollistit të largohej nga shtëpia luksoze në Spanjë. Sainz u pajtua dhe tani është zhvendosur në Madrid, ku jeton pa bashkëshortin e tij. 

Nëse Alves nuk ka më mbështetjen e Sainz-it, Dinorah Santa Ana, ish-bashkëshortja dhe nëna e dy fëmijëve të futbollistit, e vizitoi atë në pranverë në qelinë e tij në Barcelonë. 

Sot, gjyqi i shumëpërfolur: Dani Alves, shpallet fajtor për sulm

Braziliania ishte gruaja e Dani Alves midis 2008 dhe 2011, por ajo është ende agjentja dhe menaxhon disa nga bizneset e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll