Politike

Zaev ashpërson tonet ndaj BE: Nëse s’vlerësoni Shkupin, mos prisni zgjidhje për Kosovën

16 Tetor 2019, 20:57 Nga DOSJA
Zaev ashpërson tonet ndaj BE: Nëse s’vlerësoni Shkupin, mos

BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ashpërsuar tonet ndaj vendeve të Bashkimit Europian, ku kërkon prej tyre hapjen e negociatave, duke argumentuar se kjo rrugë është perspektiva kryesore që duan qytetarët e Maqedonisë.

Gjatë një intervistë për “Tanjug”, Zaev tha se nëse BE nuk vlerëson përpjekjet dhe marrëveshjet e arritura nga Shkupi, atëherë kjo do të vështirësonte zgjidhjen e çështjeve e “nxehta” të rajonit, përfshirë edhe raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu referua Marrëveshjes së Prespës, e cili i dha fund konfliktit prej më shumë se dy dekadash me Greqinë.

“Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës tani është një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE-ja “ndëshkon” këtë marrëveshje dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë negociatat e pranimit, si mund të pritet që Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi të gjejnë zgjidhjen për çështjen e Kosovës, ose si do t’i motivojnë liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës për të gjetur zgjidhjen për formimin e qeverisë? “, deklaroi Zaev për Tanjug.

Ministrat e Jashtëm të BE janë mbledhur dje në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e djeshme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be 2019 zoran zaev negociatat me be 2019 zoran zaev

Sondazh

Poll

Politike 16 Tetor 2019, 17:07

TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.Balliu deklaroi se...