TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.
Balliu deklaroi se ndihet krenar që është pjesë e PD-së, teksa i ftoi banorët të mos ndalen dhe të mos u tremben arrestimeve të Edi Ramës.
“Në burg ne nuk na çon ligji por Edi Rama. Edi Rama kujton dhe mendon se kjo është çështje e një individi. Mendon se me dy arrestime do t’i frikësojë ata, por nuk e kupton që PD-ja nuk është çështje e dy-tre individëve, por është një ide, një vizion. S’keni pse u trembeni arrestimeve të këtij. Ne kemi të drejtën për të protestuar. Si ka mundësi që një projekt që është nën hetim, vazhdon punohet. Gjithë këto forca policie nuk duhet të merreshin me qytetarët e lirë, por me ata që kanë vjedhur 40 milion euro. Jam krenar që jam pjesë e Partisë Demokratike, iu ftoj të vazhdojmë bashkë”, deklaroi Balliu para banorëve të Astirit.
Në seancën e mbajtur paraditen e sotme, Gjykata dha masën |”detyrim paraqitje” për Balliun dhe nëntë të tjerët që protestuan kundër projektit të “Unazës së Re”,që prek banesat e shumë banorëve të kësaj zone.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRUKSEL– Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët me kryeministri Zoran Zaev në Bruksel deklaroi se Maqedonia e Veriut ka kaluar...
TIRANË– Deputeti i opozitës në Parlament, Halit Valteri, gjatë intervistës në emisionin “Top Talk” në Top Channel la të nënkuptohej për ekzistencën e një s...
MAQEDONI E VERIUT- “Nëse liderët e BE-së marrin një vendim negativ për fillimin e negociatave, qeveria e Maqedonisë së Veriut do të jetë e vdekur”. Kështu, ka d...
TIRANË- Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, njëherësh dhe drejtor i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, ka reaguar në një lidhje telefonike për “News24”, men...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me super-operacionin policor të zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, ku u arrestua personi i ...
KE- Presidenti i Partisë së Socialistëve Europian, Sergei Stanishev i ka dërguar sot një letër Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, të cilit i kërkon ...
TIRANË– Tesilvan (Tesi) Basho, anëtar i bandës së Llanajve në Vlorë është vënë në prangat e policisë pas më shumë se tre viteve arrati. Bashkë me Tesin, u ...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një konferencë për mediat , ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Komisionit të Venecias për...