Politike

“Shok i mirë për muhabet tavoline”, Kryemadhi tregon bashkëpunimin me Ramën: Se njeh dorëheqjen

16 Tetor 2019, 19:34 Nga DOSJA
“Shok i mirë për muhabet tavoline”, Kryemadhi tregon

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka bashkëpunuar me kryeministrin Rama, për shumë vite.

“Rama është i mirë për kafe muhabet”, tha Kryemadhi, teksa shtoi se kryeministri nuk e njeh dorëheqjen.

“Unë e njoh zotin Rama shumë mirë, kam bërë disa fushata elektorale me të.  Ai është shok shumë i mirë për të bërë muhabet tavoline. Pra institucionin e dorëheqjes e kishim përballë një njeriu që nuk e njeh. Dashje pa dashje strategjia e tij arriti aty ku kishte për të arritur dhe e çmontoi këtë vend. Në vend dhe me ndihmën tonë, me ndihmën infantile tonën. Sot po plaket shoqëria po venitet, arriti misionin që nuk bënë në shekuj për Shqipërinë.”- u shpreh Kryemadhi në Fax News.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 16 Tetor 2019, 17:07

TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.Balliu deklaroi se...