Politike

Holanda e Franca kundër negociatave, Papandreu i pakënaqur me veton e dy vendeve: Vlerat europiane në dyshim

16 Tetor 2019, 18:15 Nga DOSJA
Holanda e Franca kundër negociatave, Papandreu i pakënaqur me veton e

GREQI- Ish-kryeministri grek George Papandreou sot në një deklaratë për shtyp ka shprehur pakënaqësi për “veton” e Francës dhe Holandës në Këshillin e Punëve të Jashtme, për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedonisë së Veriut.

Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim. Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”, ka theksuar Papandreu.

Ministrat e Jashtëm të BE janë mbledhur dje në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e djeshme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike franca george papandreou hapja e negociatave me be 2019 holanda franca george papandreou hapja e negociatave me be 2019 holanda

Sondazh

Poll

Politike 16 Tetor 2019, 17:07

TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.Balliu deklaroi se...