Negociatat/ Flet Cakaj: Procesi varet nga debatet e brendshme të BE, dy vendet i kanë plotësuar kushtet
16 Tetor 2019, 20:16Nga DOSJA
TIRANË- Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj ka deklaruar se qeveria shqiptare ka përmbushur të gjitha detyrat që BE kërkon për hapje negociatash.
I ftuar në emisionin “Real Story” në “News24”, Cakaj tha se hapja e negociatave nuk është interes që i takon vetëm qeverisë, por të gjitha palëve, duke shtuar se ky është një proces që varet nga debatet e brendshme në BE.
“Ky është një proces që nuk varet më nga ana e Shqipërisë, por është i varur mbi debatet e brendshme ne Bashkimit Europian. Sipas Macron pa një reformim të brendshëm të BE nuk ka negocim për shtimin e vendeve që vijnë nga jashtë. Nuk është ende një përgjigje pozitive. Unë jam realist për situatën dhe nuk jam këtu të kultivoj pritje të larta për publikun. Kancelarja Gjermane nuk ka hequr dorë për të bindur Francën. Ekziston mundësia për një po të kushtëzuar. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk i takon Shqipërisë dhe as Ballkanit Perëndimor. Ne jemi me një situatë që nuk mund të përcaktojmë politikat e vendeve të Europës. Shumica e vendeve janë pro hapjes së negociatave. Propozimi për ndarjen me Maqedoninë e Veriut ka dështuar që në Luksemburg. Ne po trajtohemi në mënyrë të njëjtë. Kjo tregon se dy vendet kanë plotësuar kushtet”-tha Cakaj.
Pyetja: Është e rëndë psikologjikisht për popullin një tjetër refuzim?
Gent Cakaj: Ju po flisni sikur të jem i lumtur nëse nuk do të hapen negociatat. Jemi të lumtur për negociatat. Duhet të jemi të rezervuar për qëndrimin francez.
Ministrat e Jashtëm të BEjanë mbledhur dje në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e djeshme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Monika Kryemadhi teksa ishte e ftuar në Faxnews, foli për ‘betejat’ e saj në jetë, ku tha se është ndjerë gjithmonë e paragjykuar, si bashkëshortja...
Në përfundim të takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Bruksel, Kryeministri Rama dha një intervistë për gazetaren e A2, Klementina Cenkolla...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka bashkëpunuar me kryeministrin Rama, për shumë vite.“Rama është i m...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar temën e shumë përfolur ditët e fundit, hapjen e negociatave me Shqipërinë. Teksa ishte e ftuar në...
GREQI- Ish-kryeministri grek George Papandreou sot në një deklaratë për shtyp ka shprehur pakënaqësi për “veton” e Francës dhe Holandës në Këshillin e Punëve të...
FRANCË- Dy ditë para vendimit final, kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negocia...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel një ditë para së të vendoset fati i çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.R...
Politike16 Tetor 2019, 17:07
TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.Balliu deklaroi se...
BRUKSEL– Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët me kryeministri Zoran Zaev në Bruksel deklaroi se Maqedonia e Veriut ka kaluar...
TIRANË– Deputeti i opozitës në Parlament, Halit Valteri, gjatë intervistës në emisionin “Top Talk” në Top Channel la të nënkuptohej për ekzistencën e një s...