30 Korrik 2023, 18:48
Nga k.m.
Lindita Nikolla
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Hamallaj, ku Martin Nikolli, me profesion gardist si dhe shofer i kryeparlamentares dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj. Në reagimin e saj të parë lidhur me ngjarjen, Nikolla u shpreh se e dënon aktin e gardistit, duke theksuar se ai e ka marrë detyrën që nga viti 2006, ndërsa shtoi se ftonte Policinë e Shtetit që tëa prangoste. Por në asnjë moment nuk ka komentuar faktin që Nikolla është shoferi i saj, si pjesë e Gardës së Republikës që shërben pranë Kuvendit të Shqipërisë.
"Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji,"-shkruan Lindita Nikolla në reagimin e saj.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
lindita nikolla martin nikolla dhunon familjen kaci
Politike
30 Korrik 2023, 17:58
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ditën e sotme nga një punonjës i Gard&eu...
Politike
30 Korrik 2023, 11:29
I.A
Taulant Balla
MALIQ- Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur ditën e sotme drejt Korçës, pas ngjarjes së r...
Politike
29 Korrik 2023, 22:16
m.s
Bardhi dhe Basha
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit që Lulzim Basha të jetë...
Politike
29 Korrik 2023, 22:01
m.s
Basha, pas shpalljes se rezultatit
TIRANË- Lulzim Basha, pas konfirmimit si kryetar i PD-së, ka zhvilluar një komunikim për mediat, ku...
Politike
29 Korrik 2023, 20:58
m.s
kandidatet per kryetar te PD
TIRANE- Në krye të PD-së është zgjedhur Lulzim Basha. Në garë ishin ish-kryedemokrati Lulzi...
Politike
29 Korrik 2023, 19:10
m.s
Jemin Gjana
TIRANE- Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, ku garuan Lulzim Basha dhe Gjergji Hani,...
Politike
29 Korrik 2023, 18:37
m.s
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me mbledhjen dy-ditore të qeverisë që...
Politike
29 Korrik 2023, 16:12
m.s
Erion Braçe
DIVJAKE- Deputeti socialist, Erion Braçe, rekomandon Divjakën si një ndër plazhet më të pastra dhe ekono...
Politike
29 Korrik 2023, 15:31
m.s
votime
TIRANË- Deri në orën 11:30 kanë votuar 7251 anëtarë në të gjithë vendin për kreun e PD-s&eum...
Politike
29 Korrik 2023, 15:15
m.s
dokumenti
Nga: Klodian Tomorri
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka urdhëruar SICPA SA, kompaninë mëm&...