Politike

KONFLIKTI/ Berisha publikon ‘rrëfimin’ e njërit prej viktimave të sulmit: Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës

Sipas Berishës, anëtarët e familjës Nikolla i kanë zënë pritë anëtarëve të familjës Kaçi dhe kanë qëlluar me armë, shkopa bejsbolli por edhe me mjete të tjera të forta. Por e gjithë skena është e xhiruar nga persona të tjerë, gjithashtu dëshmitarë të ngjarjes.

30 Korrik 2023, 17:58 Nga k.m.
KONFLIKTI/ Berisha publikon ‘rrëfimin’ e njërit prej
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ditën e sotme nga një punonjës i Gardës së Republikës, Martin Nikolli. Në rrjetin e tij social "Facebook", Sali Berisha ka nxjerrë dëshminë e njërit prej viktimave të sulmit, Paulin Kaçit. Sipas Berishës, anëtarët e familjës Nikolla i kanë zënë pritë anëtarëve të familjës Kaçi dhe kanë qëlluar me armë, shkopa bejsbolli por edhe me mjete të tjera të forta. Por e gjithë skena është e xhiruar nga persona të tjerë, gjithashtu dëshmitarë të ngjarjes.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS:

Të fortët e me pushtet bëjnë ligjin me revole dhe shkopinj! Një konflikt ka ndodhur në Hamallaj, mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Martin Nikolla i forti i qeverisë, punonjës i Gardës, me detyrë shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka gjuajtur 5 herë me armë në drejtim të familjes Kaçi. Së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të tjera të forta familjen Kaçi. Këtu më poshtë keni rrëfimin e njërit prej viktimave të këtij sulmi kriminal, Paulin Kaçi.

Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur. Kam dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë zotit nuk na zunë plumbat. Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet. Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

sali berisha martin nikolla dhunon familjen kaci

Sondazh

Poll