Politike

Arrestimi i shoqëruesit të Nikollës, reagon Berisha: Zonja ka shndërruar parlamentin në mburojën e krimit

Berisha shprehet se “zonja", duke iu referuar Nikollës, e ka shndërruar parlamentin në strofullën dhe mburojën e krimit dhe korrupsionit.

30 Korrik 2023, 21:51 Nga k.m.
Arrestimi i shoqëruesit të Nikollës, reagon Berisha: Zonja ka
Sali Berisha dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me rastin e dhunës të regjistruar në Hamallaj, ku u përfshi edhe shoferi i kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Berisha shprehet se “zonja", duke iu referuar Nikollës, e ka shndërruar parlamentin në strofullën dhe mburojën e krimit dhe korrupsionit.

“Me Plarent Brilantinën shpenzuan 1,3 miliard lek ‘rikonstruksion’ të ministrisë, dy herë çmimi i ndërtimit të saj nga e para. Nga kjo doli vila dhe u bë e famshme si madame Vila, pastaj badigardi 3000 euro për çdo emërim dhe së fundi badigard koburja,”- shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

sali berisha lindita nikolla martin nikolla dhunon familjen kaci

Sondazh

Poll