Politike

U mblodh me kërkesë të Bashës, fraksioni i PD vendos mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator

Gjatë takimit të sotëm të Kryesisë, i cili nisi më orën 20.00, Basha kërkoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.

30 Korrik 2023, 21:43 Nga k.m.
U mblodh me kërkesë të Bashës, fraksioni i PD vendos
Lulzim Basha

TIRANË- Kryesia e fraksionit të Lulzim Bashës ka vendosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 2 shtator. Gjatë takimit të sotëm të Kryesisë, i cili nisi më orën 20.00, Basha kërkoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator. Por në takimin e sotëm ka pasur edhe mungesa. Pas takimit, zyra e shtypit të Bashës ka njoftuar se në shtator do të kërkohen dy hetime parlamentare në lidhje me fondet e IPARD si dhe për personat që kanë përfituar statusin investitor strategjik.

"Lufta kundër korrupsionit prioritet në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Basha, ja dy hetimet parlamentare që do të kërkohen në shtator. Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike: Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve,"- njofton zyra e shtypit në PD.

Të pranishëm në mbledhje

1. Lulzim Basha
2. Fitim Zekthi
3. Taulanda Jupi
4. Arbi Agalliu
5. Gazmend Koduzi
6. Oriola Pampuri
7. Gentian Gaba
8. Kreshnik Çollaku
9. Flutura Açka
10. Merita Bakiu
11. Xhemajl Gjunkshi
12. Enkelejd Alibeaj
13. Taulant Zeneli
14. Endri Hasa
15. Indrit Sefa
16. Roland Bejko
17. Jemin Ngjana
18. Agron Kapllanaj

Nuk ishin në mbledhje

1- Gazment Bardhi
2-Helidon Bushati
3-Lefter Geshtenja
4-Saimir Korreshi
5-Bledjon Nallbati
6-Dhurata Cupi
7-Dashnor Sula
8-Juela Hamati
9-Jonila Godole

Kanë dhënë dorëheqje

1-Jorida Tabaku
2-Flamur Hoxha
3-Oriela Nebiaj

lulzim basha

Sondazh

Poll