Politike

Vrasja në Maliq, Taulant Balla niset drejt komisariatit të Korçës

Balla pritet të takohet me strukturat policore në Komisariatin e Korçës. 

30 Korrik 2023, 11:29 Nga I.A
Vrasja në Maliq, Taulant Balla niset drejt komisariatit të
Taulant Balla

MALIQ- Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur ditën e sotme drejt Korçës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq. Balla pritet të takohet me strukturat policore në Komisariatin e Korçës. 

Gjergji Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. Ndërkohë që ditën e sotme u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.

taulant balla burri vret gruan ne maliq

Sondazh

Poll