Politike

U konfirmua kryetar, reagon për herë të parë Basha: Jemi gati ti përvishemi një tjetër beteje, demokratët do kthehen në krye të detyrës

Lulzim Basha, pas konfirmimit si kryetar i PD-së, ka zhvilluar një komunikim për mediat, ku u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarëve ti kthehet pushteti.

29 Korrik 2023, 22:01 Nga m.s
U konfirmua kryetar, reagon për herë të parë Basha: Jemi
Basha, pas shpalljes se rezultatit

TIRANË- Lulzim Basha, pas konfirmimit si kryetar i PD-së, ka zhvilluar një komunikim për mediat, ku u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarëve ti kthehet pushteti. Duke iu referuar kundërshtarëve, Basha tha se është i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja sot, por për të, ky proces shënon nisjen e punës që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes, pavarësisht bindjeve politike.

“Ju falenderoj për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj. Demokratët dhe PD pavarësisht të gjitha vështirësive, mbeten shpresa e shqiptarëve. Falënderim për strukturat e PD-së, që organizuan një proces shembull dhe të denjë për standardet që kemi shpallur për të nesërmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mirënjohje për votuesit dhe falenderim i veçantë për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë dhe përkushtimin ndaj PD-së, e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash si i takon garës. Jam i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja.

Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërteta dhe ca të sponsorizuara nga ata që e duan Shqipërinë, pa liri, pa barazi para ligjit. Mbi të gjitha e sotmja nuk shënon votën për një individ, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjtë të mosbesimit, urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të shqiptarëve, depresionit psikologjik, ekonomik, mllefit e dëshirës për ndryshim dhe bregut e shpresës dhe besimit që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes pavarësisht bindjeve politike. Nuk ka për të qenë e lehtë, por demokratët treguan se jemi gati ti përvishemi një tjetër beteje. Shqipëria pret që demokratët të kthehen në krye të detyrës, për të mbrojtur interesin publik”, tha Basha.

lulzim basha zgjedhjet pd

Sondazh

Poll