Aktualitet

Spërkati me benzinë komshijen por i iku nga duart, si tentoi të vrasë veten 60-vjeçarja nga Ballshi (EMRI)

16 Tetor 2019, 17:44 Nga DOSJA
Spërkati me benzinë komshijen por i iku nga duart, si tentoi të

MALLAKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ballsh, ku një 60-vjeçare tentoi të digjte me benzinë komshijen e saj.

Mësohet se 60-vjeçarja e identifikuar si Pashko Tuallaj, fillimisht spikati me benzinë komshijen e saj me iniciale E.Xh., pas një konflikti të çastit për motive të dobëta por kjo e fundit ia doli që t’i largohej në kohë.

Pas tentativës për vrasje të komishjes, 60-vjeçarja spërkati veten me lëndë djegëse duke tentuar vetëvrasjen. Ishte Policia e Ballshit ajo që ndërhyri në kohë duke fikur zjarrin për të evituar përshkallëzimin e ngjarjes.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal të Fierit, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani dyshohet se ajo vuan nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Informacion paraprak

Patrulla e policisë në Ballsh bën të mundur që një shtetase mos të pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i kishte vënë vetes.

Sot rreth orës 18:15, në qëndër të qytetit të Ballshit, shtetësja P.T, 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjëndje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ballsh mallakaster pashko tuallaj tentoi te digjte komshien ballsh mallakaster pashko tuallaj tentoi te digjte komshien

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 16:45

Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astrit” teksa protestonin para ...

Aktualitet 16 Tetor 2019, 15:52

HUNGARI- Mundësinë e shtyrjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme hungareze e ka cilësuar si katastrofike. Sekretari i Sht...