Aktualitet

Vrau çiftin rumun dhe dy prostitutat, kush është Tesilvan Basho që ra sot në pranga, u arratis me çarçafë dhe shkopa fsh

16 Tetor 2019, 14:54 Nga DOSJA
Vrau çiftin rumun dhe dy prostitutat, kush është Tesilvan Basho

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga ‘dosja e zezë’ e Tesilvan Bashos, anëtarit të bandës së Llanajve që ra sot në prangat e policisë bashkë me të vëllanë, Satilnon.

Basho është një person i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali pasi akuzohet për vrasje, kanosje dhe për përfshirje në shitje të lëndëve narkotike.

Më datë 24 janar të vitit 2008, Tesilvan Basho, kur ishte vetëm 27 vjeç vrau një çift rumun, Ramona Nicoara dhe Valentin Dascalu. Viktimat ishin të fejuar me njëri-tjetrin dhe u ekzekutuan me 11 plumba nga i rrezikshmi i Selenicës Tesilvan Basho.

 

 

Pak para se të ndërronte jetë, ishte Ramiona ajo që tregoi se personi që i vrau ishte shqiptar. Pas vrasjes së dy rumuneve, Tesi u largua nga Italia për në Amsterdam ku dhe ra në pranga.

Pas arrestimit ai u esktradua në Itali dhe u njoh me akuzën e vrasjes. Basho ka vrarë me armë zjarri edhe dy vajza të tjera të cilat ushtronin prostitucion. Njërën prej tyre vetë Tesi e ka përdorur si prostitutë.

Në vitin 2016, Gjykata e Torinos, e dënoi Bashon me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes, shfrytëzim prostitucioni, mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit. Por pa kaluar shumë muaj, vetëm pak muaj më vonë, Basho u arratis si nëopër filma bashkë me dy të dënuar të tjerë.

Bashkë me Ilir Peren dhe Mikel Hasanbellin, të dy shqiptarë të rrezikshëm, Tesi Basho sharroi hekurat e dritares së qelisë dhe priti për momentin e duhur.

 

 

Sapo gjetën hapësirë, Tesi bashkë me dy miqtë e tij, lidhën çarçafë njëri pas tjetrit dhe zbritën në tokë. Më pas për tre vite Basho ka qëndruar në Shqipëri, teksa lëvizte i lirë dhe me makina të blinduara.

Sot në një super aksion, Tesilvan Basho u arrestua bashkë me të vëllanë e tij, Satilno Basho.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tesilvan basho dhe vellai i tij ilir pere mikel hasanbelli ramona nicoara satilno basho valentin dascalu arrestohet tesilvan basho dhe vellai i tij ilir pere mikel hasanbelli ramona nicoara satilno basho valentin dascalu

Sondazh

Poll