Aktualitet

16 Tetor 2019, 15:52 Nga DOSJA

HUNGARI- Mundësinë e shtyrjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme hungareze e ka cilësuar si katastrofike. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Hungareze, Levente Magyar tha se BE me vendimin e saj po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Magyar theksoi se Budapesti do të bëjë gjithçka për të reaguar, me ndihmën e Komisionerit për Zgjerim, kundër çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.

Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gazetarëve hungarezë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së. Hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e konsideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve që vijnë nga jugu i Evropës.

Ministrat e Jashtëm të BE janë mbledhur dje në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e djeshme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll