Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina që shtron asfaltin shtyp dhe lë të vdekur 18-vjeçarin (EMRAT+VD)

16 Tetor 2019, 15:24 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Fier, makina që shtron asfaltin shtyp

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i vdekur një 18-vjeçar. Sipas një njoftimi nga Policia, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në Bypassin e Fierit, teksa viktima ishte duke punuar. 

Më tej bëhet me dije se viktima është Mateo Koza, i  cili është përplasur nga një nga makineritë që shtronte asfaltin e rrugës që drejtohej nga Klodian Ndone.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në fier klodian ndone mateo koza aksident i rëndë në fier klodian ndone mateo koza

Sondazh

Poll