Aktualitet

Nga Franca në Shqipëri/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës, dy shqiptarë krerë të grupit

16 Tetor 2019, 17:00 Nga DOSJA
Nga Franca në Shqipëri/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës,

ITALI- Rrjeti i trafikut të drogës Francë-Spanjë-Itali është goditur në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një grupi kriminal realizuar nga 200 karabinierë në Itali, të cilët përdorën qentë antidrogë. Operacioni i policisë është shtrirë në Bolonjë, Rimini, Ferrara, Barcelonë, Spanjë dhe në Vlorë të Shqipërisë.

Mediat italiane shkruajnë se ishin hetimet e zhvilluara nga hetuesit e Bolonjës, ato që nxorën në dritë të dhëna për grupin kriminal. Ky grup sipas mediave kishte rrënjë të thella. Ai ishte i përbërë nga italianë, shqiptarë dhe anëtarë nga Afrika e Jugut. Ndër ta, 3 italianë dhe 2 shqiptarë konsideroheshin liderët e grupit.

Prokurori Giuseppe Amato, në një deklaratë për mediat tha se mënyra e organizimit të grupit është zbuluar plotësisht. “Një hetim i kushtueshëm dhe i shtrenjtë, ne nuk deshëm të ndalemi në episodet individuale të konfiskimeve të drogës. Pra, nuk është një organizatë ‘rudimentare’, por njerëzit ishin në gjendje të blejnë ose të marrin me qira makina dhe telefona, duke përdorur identitete të rreme si dhe për të marrë dokumente false”, tha ai. Anëtarët e grupit kriminal kanë operuar në territorin e Bolonjës. Blerjet janë kryer në Francë dhe Spanjë, të cilësuar si dy bazat e furnizimit të drogës. Pas blerjes së drogës, bashkëpunëtorët e tjerë kryen transportin që ndahej në të paktën tre vëzhgime automobilistike, të cilat ndaheshin rreth 5 minuta nga njëra-tjetra.

Ku ndodheshin Bazat logjistike?

Bazat logjistike të këtij grupi kriminal ishin të përqëndruara të gjitha në Bolonjë. Grupi kriminal takohej në restorant-piceri Castel Maggiore. Në këtë pikë ruhej një pjesë e drogës. Në këtë pikë, mediat italiane shkruajnë se aty ndodhin rrahje të dhunshme dhe të frikshme. Mediat shkruajnë për një rast ku një nga tregtarët e drogës nuk kishte arritur të paguante drogën që bleu pasi ishte arrestuar nga policia. Ai u kap për disa orë dhe u rrah me një shkop bejsbolli në një parkin në Castel Maggiore. Atij iu deshën 40 ditë për t’u shëruar. Ndërsa në një rast tjetër, njëri nga debitorët u mor nga grupi shqiptar peng dhe u dërgua në një bazë në San Ruffilio, ku u rrah se nuk kishte paguar ende një borxh për rreth 50 kg marijuanë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet goditet rrjeti i trafikut te droges nga franca ne shqiperi goditet rrjeti i trafikut te droges nga franca ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 16:45

Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astrit” teksa protestonin para ...

Aktualitet 16 Tetor 2019, 15:52

HUNGARI- Mundësinë e shtyrjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme hungareze e ka cilësuar si katastrofike. Sekretari i Sht...