U kap pa patentë dhe u lirua nga Policia, si e shpëtoi identiteti i dyshfishtë Dritan Haxhollin, viktima e ‘Kavajës’ duh
KAVAJË- Gjykata e Kavajës e kishte vendosur në masë sigurie arrest me burg Dritan Haxhollin i cili u vra disa ditë më parë pas një përleshje me armë në shtëpinë e Marsida Qatjas. ABC News disponon dosjen për veprat penale ndaj 41-vjecarit, por që nuk ishte arrestuar nga policia.
Prej më shumë se një muaji, Dritan Haxholli ishte në kërkim, por kjo nuk e pengoi natën e krimit të shkonte tek dritarja Marsida Qatjes. Nga dosja në ngarkim të tij, që Abc News disponon, referuar pesë neneve me vendim të datës 5 Shtator 2019, Gjykata e Kavajës caktoi arrest me burg për Haxhollin. Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe prokuroria e këtij rrethi.
“Me datët 23 .07.2019 nga ana e një punonjësi të policisë së rendit publik, pranë komisariatit të Kavajës u konstatua në segmentin rrugor nga Kavaja në Rrogozhinë, tek mbikalimi i Gosës, automjeti tip Audi me targa AA332 XT. Automjeti ka qenë duke udhëtuar në limitet maksimale të lejuara në atë rrugë me 90 km në orë, dhe u konstatua që Audi po rriste shpejtësinë. Kur polici u bëri shenjë të ndalonte, drejtuei ndaloi. Atij iu kërkua leja e drejtimi dhe dokumenti i mjetit. Drejtuesi u prezantua si Tan Peza dhe nuk iu bind policit për tu futur brenda në makinë. Polici njoftoi patrullën e cila do të bënte shoqërimin e tij në komisariat. Por personi i perzantuar si Tan Peza ka kaluar sipër kufizuesve anësore metalike dhe është hedhur në rrugën dytësore. Nga patrullat u identifikua se ky person ishte Dritan Haxholli, thuhet gjatë shqyrtimit të provave nga Gjykata e Kavajes e cila vendosi burg për të akuzuarin”.
Nga ky moment 41-vjeçari që u përplas me armë zjarri dhe u vra me dy plumba nga polici i burgjeve Bledar Toçi duhej të ishte ne burg. Abc News pyeti për këtë fakt shefin e komisariatit të Kavajës. Por nuk mori përgjigje mbi arsyet e mos arrestimit të personit që nuk ishte thjesht në kërkim për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, dhe mosbindje ndaj policisë, por i shpallur i rrezikshëm.
Dritan Haxholli qarkullonte pa patentë. Duket sikur asnjëherë nuk ka disponuar një dokument të tillë. Në shkresën nr 49 75/ 1 prokuroria mësoi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Rrugor në Durrës, që ky njeri nuk ishte pajisur me leje drejtimi.
Në dosje, Abc News mësoi, se për të njëjtat akuza me herët Haxholli ishte dënuar dy herë me burg. Rreth një vit më parë në datë 29 .06 .2018 kjo gjykate e kishte dënuar me 5 muaj burg. Kurse në datë 20 Nëntor 2018 u dënua me tetë muaj burg.
Natën e masakrës Dritan Haxhollit nuk i hynte në punë patenta e as që në shtëpinë e Marsida Qatja ndodhej një oficer policie. Me vete kishte kallashnikovin. Pas një debati të shkurtër verbal shtiu dy herë ndaj tij, por për fat arma iu bllokua.
Bledar Toçi ndodhet ende në spital në masë arresti me burg, kurse Dritan Haxholli pa patente u vra vetëm një muaj pasi Gjykata në pikën 3 të vendimit “arrest me burg” kishte urdhëruar:
“Urdhërohet prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për ekzekutimin e këtij vendimi”.
Marrë nga ABC news
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Aksident i rëndë në Fier, makina që shtron asfaltin shtyp dhe lë të vdekur 18-vjeçarin (EMRAT+VD)
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i vdekur një 18-vjeçar. Sipas një njoftimi nga Policia, bëhet me dije se aksidenti ka ndo...
PAMJE të turpshme në urbanin e “Tiranës së Re”/ I moshuari prek në zonat intime të miturën, ajo e frikësuar nuk bën
Nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodhin skena të tilla. Ditën e djeshme në urbanin e “Tiranës së Re” një i moshuar ka ngacmuar seksual...
Vrau çiftin rumun dhe dy prostitutat, kush është Tesilvan Basho që ra sot në pranga, u arratis me çarçafë dhe shkopa fsh
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga ‘dosja e zezë’ e Tesilvan Bashos, anëtarit të bandës së Llanajve që ra sot në prangat e policisë bashkë me të vëlla...
Policia “me dorë të hekurt” në Tiranë, ndëshkohën 234 shoferë për parakalim të gabuar (VD)
TIRANË- Policia ka vijuar me kontrollet në rrugë, duke ndëshkuar 234 shoferë. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se të gjitha gjobat janë vendosu...
Riatdhesohen dhe 100 shqiptarë të tjerë, kishin kërkuar azil në Francë, Gjermani e Belgjikë
TIRANË- Policia e Shtetit ka riatdhesuar sot 100 shtetas të tjerë që kishin kërkuar azil në Begjikë, Gjermani dhe Francë. Sipas një njoftimi nga Policia bë...
Ministrja Gjonaj firmos të tjera ndryshime në burgjet shqiptare, emërohen dy drejtorë të rinj
TIRANË- Ministrja e Drejtësisë , Etilda Gjonaj ka firmosur të tjera lëvizje në krye të kupolës së drejtuesve të burgjeve. Pas largimit nga detyra të drejto...
Në kërkim për trafik droge, arrestohet i riu i dënuar me 4 vite burg
FUSHË KRUJË- Një 24-vjeçari i dënuar më 4 vite e 8 muaj burg, është arrestuar ditën e sotme, ndërsa ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprë...
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Teatri Kombëtar i Lisbonës mbështet protestat: Do promovoj kauzën tuaj!
TIRANË- Teatri Kombëtar i Lisbonës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Drejtori artistik i Teatrit të Lisbonës ësh...
Blindohet Vlora, priten arrestime të bujshme pas prangosjes së vëllezërve Basho
VLORË– Policia ka rrethuar Vlorën dhe Selenicën pas arrestimeve të dy vëllezërve Basho, Tesilvan dhe Santilit.Dosja.al mëson se pas kësaj prangosjeje...