Aktualitet

Djali vrau bashkëshorten në Maliq, flet nëna e Gjergji Mullallit: Mbrëmë e mora vesh, bashkë kishin 3 fëmijë

Duke folur për mediat, ajo ka treguar se bashkë ata kishin tre fëmijë dhe se për dsa kohë kanë jetuar në Greqi.

30 Korrik 2023, 13:25 Nga I.A
Djali vrau bashkëshorten në Maliq, flet nëna e Gjergji Mullallit:
Muazez Mullalli

MALIQ- Muazez Mullalli, nëna e Gjergju Mullallit, i cili vrau bashkëshorten mbrëmjen e kaluar, ka treguar se kishte disa ditë pa folur me të. Duke folur për mediat, ajo ka treguar se bashkë ata kishin tre fëmijë dhe se për dsa kohë kanë jetuar në Greqi.

“E dëgjova mbrëmë nga mesi i natës, flisnin njerëzia. Kush fjeti mbrëmë, këtu kam qenë prapa derës e tha një burrë, që ai ka vrarë. Kanë një 20 e ca vjet që rrinin në Greqi. Kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Ka dy-tre ditë ose më shumë që nuk e kam takuar. Ikte shpejt ai në punët e qeverisë, ne flinim se jemi pleq”, ka thënë ajo.

Gjergji Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. Ndërkohë që ditën e sotme u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.

gjergji mullalli burri vret gruan ne maliq muazez mullalli

Sondazh

Poll