Aktualitet

VIDEO/ U vetëvra Gjergji Mullalli, policia nxjerr pamjet me dron nga kërkimi i 55-vjeçarit

Nga pamjet shihen efektivët që po kërkojnë për 55-vjeçarin.

30 Korrik 2023, 11:35 Nga I.A
VIDEO/ U vetëvra Gjergji Mullalli, policia nxjerr pamjet me dron
Pamje nga droni

MALIQ- Policia ka publikuar pamjet me dron nga momenti i kërkimit të 55-vjeçarit Gjergji Mullalli, i cili vrau bashkëshorten mbrëmjen e djeshme në Maliq. Nga pamjet shihen efektivët që po kërkojnë për 55-vjeçarin. Ndërkohë që ai u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë në fshatin Zëmblak.

Njoftimi i Policisë:

Zëmblak/Maliq Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq. Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë. 55-vjeçari në pamundësi për t'u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t'u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t'u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten.

gjergji mullalli

Sondazh

Poll