Aktualitet

DETAJE/ U vetëvra, Gjergju Mullalli la pas një letër, paralajmëroi aktin e rëndë

Në letër, Mulalli kishte shkruar se do të vriste veten.

30 Korrik 2023, 11:46 Nga I.A
DETAJE/ U vetëvra, Gjergju Mullalli la pas një letër,
Gjergji Mullalli

MALIQ- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku Gjergji Mullalli pasi vrau bashkëshorten e tij, kreu vetëvrasje. Balkanweb shkruan se Mullalli ditën e sotme ka shkruar një letër, e cila është gjetur nga policia. Në letër, Mulalli kishte shkruar se do të vriste veten.

Gjergji Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. Ndërkohë që ditën e sotme u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.

gjergji mullalli luiza mullalli burri vret gruan ne maliq

Sondazh

Poll