Aktualitet

U dhunua brutalisht nga shoferi i Lindita Nikollës, flet Paulin Kaçi: Institucionet të marrin masa, kemi pasur përherë konflikte me ta

Po ashtu ata kanë kuar nga Gjykata urdhër mbrojtjeje nga frika semos sherri do të agravojë sërish. 

30 Korrik 2023, 12:54 Nga I.A
U dhunua brutalisht nga shoferi i Lindita Nikollës, flet Paulin
Një nga vëllezërit Kaçi

FUSHË KRUJË- Një prej familjarëve Kaçi në Hamallë të Fushë Krujës që u dhunua ditën e sotme nga shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolla ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që ata kanë konflikte me njëri-tjetrin. Duke folur për mediat, Paulin Kaçi u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa. Po ashtu ata kanë kuar nga Gjykata urdhër mbrojtjeje nga frika semos sherri do të agravojë sërish. 

"Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime. Kanë dalë para për me gjujt babanë, gjithë si vëllezërit. Kemi ardhur ne kemi bërë debat dhe ka nis dhuna me shkopinj. Me armë kanë shtënë drejt nesh katër apo pesë herë, afti ynë që s’na kanë kap. Ishte duke na vra Martin Nikolli, janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pas as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Janë dikushi dhe kjo gjë ndodh këtu. Bëri katër a pesë muaj që kemi pas debate. Vetëm ne kemi si lagje, se vetëm ne jemi këtu afër. Sa herë të kalojnë në oborr të shtëpisë time, më ofendojnë babën, nënën, kunatë e të gjithë. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, pesë 6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë. I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem. Çdo herë vetëm konflikte me këta. Jo vetëm me ne, me me axhallarët, me halla. Ne s’jemi të gjithë të këqij. Institucionet të marrin masa për këtë çështje që të mos bëhet ndonjë gjë më e madhe që të marrë përshkallëzim", tha ai.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

paulin kaci lindita nikolla martin nikolla dhunon familjen kaci martin nikolla

Sondazh

Poll