Aktualitet

VIDEO/ Sherri masiv në Hamallë, momenti kur shoferi i Lindita Nikollës dhunon familjen Kaçi me shkopinj bejsbolli

30 Korrik 2023, 11:50 Nga I.A
VIDEO/ Sherri masiv në Hamallë, momenti kur shoferi i Lindita
Momenti i sherrit

FUSHË KRUJË- Pamjet e mëposhtme janë nga dhuna e familjes Nikolla kundrejt anëtarëve të familjes Kaçi në Hamallë. Siç shihet në video, Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij, kanë dhunuar me shkopinj bejsbolli dhe sende të rënda familjen Kaçi.

Pasi i kanë dhunuar, Martin Nikolla, i cili është shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë drejt komshinjëve të tyre.  

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

Sondazh

Poll