Aktualitet

DETAJE/ Sherri masiv në Hamallë, shoferi i Lindita Nikollës dhunon fqinjët, qëllon drejt tyre me armën e shërbimit

Mësohet se Martin Nikolla, i cili së bashku me vëllezërit e tij dhunuan britalisht familjen Kaçi, është shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla. 

30 Korrik 2023, 12:06 Nga I.A
DETAJE/ Sherri masiv në Hamallë, shoferi i Lindita Nikollës
Sherri

FUSHË KRUJË- Detaje të reja kanë dalë nga dhuna masive e ndodhur paraditën e sotme në Hamallë. Mësohet se Martin Nikolla, i cili së bashku me vëllezërit e tij dhunuan britalisht familjen Kaçi, është shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla. 

Pasi i kanë dhunuar me sende të forta dhe shkopinj bejsbolli, Martin Nikolla, i cili është dhe punonjës i Gardës së Republikës, ka nxjerr armën e shërbimit dhe qëlluar 5 herë ndaj familjes Kaçi. Por fatmirësisht asnjë plumb nuk ka kapur anëtarët e kësaj familje.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

martin nikolla lindita nikolla pjeter kaci martin nikolla dhunon familjen kaci

Sondazh

Poll