Aktualitet

Sherri në Hamallaj me shoferin e kryeparlamentares, Policia: Ndodhi për arsye pronësie, Martin Nikolla qëlloi me armën e shërbimit

Po ashtu bëhet me dije se 6 persona të përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në polici.

30 Korrik 2023, 12:13 Nga I.A

Sherri në Hamallaj me shoferin e kryeparlamentares, Policia: Ndodhi

FUSHË KRUJË- Sherri masiv në Hamallë paraditën e sotme, ku shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolla ka dhunuar familjen Kaçi ka ndodhur për arsye pronësie. Sipas policisë Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij ka dhunuar familjen Kaçi dhe më pas ka qëlluar drejt tyre me armën e shërbimit. Po ashtu bëhet me dije se 6 persona të përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i Policisë:

Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

martin nikolla lindita nikolla martin nikolla dhunon familjen kaci

Sondazh

Poll