Aktualitet

FOTO/ Vetëvrasja e Gjergji Mullallit, Policia jep detaje: U gjet në një banesë të braktisur, hapi disa herë zjarr ndaj efektivëve

Policia bën me dije se 55-vjeçari ishte fshehur në një banesë të braktisur, ku pasi u lokalizua nga policia hapi zjarri drejt tyre me automatik.

30 Korrik 2023, 11:02 Nga I.A

FOTO/ Vetëvrasja e Gjergji Mullallit, Policia jep detaje: U gjet në

MALIQ- Detaje kanë dalë nga vetëvrasja e Gjergji Mullallit, i cili një natë më parë vrau bashkëshorten e tij Luiza Mullalli. Policia bën me dije se 55-vjeçari ishte fshehur në një banesë të braktisur, ku pasi u lokalizua nga policia hapi zjarri drejt tyre me automatik. Por pas thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, Mullalli u vetëvra me armën që kishte. 

Njoftimi i Policisë: 

Maliq/Informacion shtesë Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi. Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t'u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

FOTO/ Vetëvrasja e Gjergji Mullallit, Policia jep detaje: U gjet në
Gjergji Mullalli

gjergji mullalli burri vret gruan ne maliq

Sondazh

Poll