Aktualitet

Vrau bashkëshorten një natë më parë, kryen vetëvrasje Gjergji Mullalli

55-vjeçari Mullalli është gjetur i vetëvrarë ditën e sotme nga forcat e policisë.

30 Korrik 2023, 10:36 Nga I.A

Vrau bashkëshorten një natë më parë, kryen

MALIQ- Gjergji Mullalli që vrau bashkëshorten një natë më parë në Maliq ka kryer vetëvrasje. 55-vjeçari Mullalli është gjetur i vetëvrarë ditën e sotme nga forcat e policisë. Trupi i Mullallit u gjet në fshatin Zëmblak pranë shtëpisë së një kushuriri të tij.

Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. 

gjergji mullalli burri vret gruan ne maliq

Sondazh

Poll