Sport

Dënimi i zyrtarëve katalanas shkakton trazira në vend/ La Liga kërkon ndryshimin e stadiumit për El Clasico-n, klubet e ref

16 Tetor 2019, 17:08 Nga DOSJA
Dënimi i zyrtarëve katalanas shkakton trazira në vend/ La Liga

Të hënën, nëntë liderë separatistë katalanas janë dënuar nga 9 deri në 13 vjet burgim për rolin e tyre në zhvillimin e një referendumi të paligjshëm, sipas autoriteteve madrilène, për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës nga Spanja. Ky dënim ka shkaktuar pakënaqësi në Katalonje dhe kjo ka bërë që në të gjithë rajonin të këtë përleshje mes popullsisë vendase dhe policisë.

Për këtë arsye zyrtarë të “La Liga”, i kanë kërkuar ditën e sotme Federatës Spanjolle të Futbollit që “El Clasico” e datës 26 tetor të luhet në Madrid dhe jo në Barcelonë siç ishte programuar.

Ne kemi kërkuar nga komiteti i garave të Federatës Spanjolle të Futbollit që të ndryshojë vendin ku do luhet El Clasico. Duhet të luhet në Madrid për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që ne s’mund t’i kontrollojmë dot”, – thonë ata.

Por sipas mediave spanjolle të dy klubet, si Barcelona dhe Real Madrid kanë hedhur poshtë propozimin e “La Liga” që kjo ndeshje të luhet në Madrid apo të shtyhet për më vonë.El Chiringuito shkruan se “Los Blancos” refuzojnë çdo plan të tillë, ndërsa “El Mundo Deportivo ka raportuar se edhe klubi katalanas gjithashtu do ta refuzojë diçka të tillë.

Nëse kërkesa do të pranohet, do të thotë që përballja e 26 tetorit do të luhet në Madrid dhe ajo e planifikuar për më 1 mars të vitit të ardhshem në Madrid, do të luhet në Barcelonë. Kjo për shkak se ekziston frika se mund të zhvillohet një demonstrim i nivelit të lartë dhe do të ishte në interesin më të mirë të të gjithëve që të ndërrohen fushat.

Trazirat po ndikojnë gjithashtu në udhëtimin e Barcelonës për në Eibar këtë fundjavë. Barcelona duhet të bëjë 550 km rrugë me autobus dhe jo me aeroplan për shkak të kaosit.

Burimi: Football Espana

Përshtati në shqip: A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport camp nou el clasico el clasico 2019 la liga santiago bernabeu shtyhet el clasico camp nou el clasico el clasico 2019 la liga santiago bernabeu shtyhet el clasico

Sondazh

Poll