Sport

Spikati në ndeshjen Kosovë-Mali i Zi/ Mediat serbe elozhe futbollistit kosovar: Muriçi, Zot i futbollit!

15 Tetor 2019, 14:23 Nga DOSJA
Spikati në ndeshjen Kosovë-Mali i Zi/ Mediat serbe elozhe futbollistit

KOSOVË- Në ndeshjen e djeshme Kosovë-Mali i Zi ka spikatur futbollisti Vedat Muriçi. Ai ka shkëlqyer ditën e djeshme kundër Malit të Zi, pasi shënoi një nga golat e Kosovës duke shënuar fitoren 2-0. Përveç golit të shënuar sulmuesi 25-vjeçar ishte një nga më të mirët në fushë, pasi ndihmonte skuadrën e tij edhe në prapavijë.

Sulmuesi kosovar nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së Serbisë. Mediat serbe i kanë thurur elozhe Muriçit. Portali serb “Blic” nëpërmjet një lajmi e ka quajtur Muriçin si “Zot i futbollit në Prishtinë”.

Kush është Vedat Muriçi?

Muriçi ka lindur në Prizren dhe prindërit e tij janë shqiptarë. Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që ai ka tre nënshtetësi. Përveç pasaportës së Kosovës, ai gjithashtu krenohet edhe se është qytetar i Turqisë dhe Shqipërisë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ndeshja kosove-mali i zi vedat murici ndeshja kosove-mali i zi vedat murici

Sondazh

Poll